E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku: Qeveria rriti taksat 5 mld euro dhe nuk gjen 30 milionë për Teatrin
Politikë

Tabaku: Qeveria rriti taksat 5 mld euro dhe nuk gjen 30 milionë për Teatrin

Qeveria ka rritur taksat 5 mld euro dhe nuk gjen dot 30 mln euro për Teatrin Kombëtar”, ka thënë n/kryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku, teksa i ka kërkuar Ministrit të Financave Arben Ahmetaj të flasë në lidhje me këtë çështje në Komision.

“Kjo eshte grabitja me e madhe e pronës publike. Sot e keni kthyer parlamentin në zyrë tenderash e koncesionesh se keni frikë ta miratoni vetë. Sot me aferën e Teatrit po pastrohen paratë e krimit dhe të drogës e kam një vit që e them e ka shkuar në vesh të shurdhët. Sot në rend dite duhet të ishte Teatri Kombëtar.

Projekt-Ligji i qeverisë shqiptare është bashkëfirmosur nga Ministrja e Kulturës dhe zv/Ministri i Ekonomisë dhe Financave. Mqse Ministri Ahmetaj ka ardhur sot këtu, duhet të flasë vetëm për këtë ligj, dhe për asgjë tjetër”, është shprehur Tabaku.

Opozita, shtoi zonja Tabaku, prej kohësh e ka ngritur shqetësimin serioz për shembjen e Teatrit Kombëtar, ashtu si për çështjen Xhafa, përfshirjes së të vëllait të tij në trafik droge, i cili rezultoi i vërtetë. “Çdo diskutim që ne kemi bërë në këtë Komision ka rezultuar e vërtetë. Kemi denoncuar prej një muaj e gjysëm çështjen e Ministrit të Brendshëm dhe çështjen e pastrimit të parave, i cili u reflektua edhe në rënien e Euros që sot pensionistët, bizneset dhe emigrantët po e vuajnë. Kemi ngritur shqetësimin për ritjen e taksave dhe konkretisht atë të pronës, dhe rezultoi e vërtetë”, theksoi Tabaku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.