E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Tahiri’ mbërrin në Gjykatën e Lartë, nis shqyrtimi i rekursit
Publik News

‘Tahiri’ mbërrin në Gjykatën e Lartë, nis shqyrtimi i rekursit

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Lartë.

Kjo gjykatë do të nisë shqyrtimin e rekursit për vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kreun e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Treshja gjykuese do të shqyrtojë dy rekurse, pasi ashtu si të pandehurit, edhe Prokuroria e Posaçme nuk ishte dakord me vendimin e Apelit që ktheu pëe rigjykim çështjen.

Tahiri e Çela kërkuan pafajësi dhe e kërkojnë atë edhe në Gjykatën e Lartë, ndërsa SPAK i qëndron kërkesës së parë për dy ish-zyrtarët e Lartë, atë të dënimit si të përfshirë në grup kriminal që trafikonte dhe kultivonte lëndë narkotike.

Gjykata e Apelit ktheu çështjen në Shkallë të Parë, me argumentet se Prokuroria kishte ngritur akuzë të re për Tahirin dhe Çelën që lidhet me 3 episode kultivimi të kanabisit, por nuk ka kryer hetime për to, ndërsa tjetër shkelje është se nuk janë njoftuar të pandehurit.

Ndërkohë Gjykata e Shkallës së Parë dënoi Tahirin dhe Çelën për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, duke argumentuar se në shpërdorim të detyrës ata kanë lejuar kanabizimin e vendit përghatë viteve 2016-2018, kjo Gjykatë rrëzoi akuzat e rënda të grupit kriminal, kuktivimit dhe trafikut të narkotikëve, për dy ish zyrtarët, ndërsa tashmë çështja mbetet e hapur dhe do të jetë Gjykata e Lartë që do i japë drejtim procesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.