E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tahiri merr një tjetër ndëshkim… e miraton Gramoz Ruçi
Lajme

Tahiri merr një tjetër ndëshkim… e miraton Gramoz Ruçi

Ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka marrë një tjetër “ndëshkim” nga ana e kolegëve të tij në PS.

Fjala është për një tjetër detyrë që Tahiri humbet në kuvendin e Shqipërisë. Tashmë i vetmi “titull” që Tahiri mban është ai i deputetit, pasi PD këtë të enjte kërkoi nga kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi, që ish Ministri të hiqet nga delegacioni i palës shqiptarë në komisionin që diskuton me PE-në për ecurinë dhe integrimin e vendit në BE.

Kërkesën e ka bërë kryetari i Komisionit të Integrimit Genc Pollo dhe ajo është pranuar nga ana e Kryetarit të Kuvendit Ruçi. Pollo është shprehur se prania e tij në Komisionin parlamentar të stabilizim asociimit Shqipëri- BE, figura e Tahirit do të dëmtonte reputacionin e vendit.

Kujtojmë se disa muaj më parë, Tahiri u zhvesh nga të gjitha funksionet e tij në Partinë Socialiste dhe u largua nga grupi parlamentar. Saimir Tahiri mbetet ende njëri ndër politikanët më të “lakuar” të kohëve të fundit për shkak të dyshimeve të mëdha që ranë mbi të kur u bënë publike përgjimet e siguruara nga autoritetet italiane, kundrejt grupit kriminal të Habilajve.

Ish Ministri i Brendshëm më jetëgjatë i pluralizmit akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për shpërdorim të detyrës, korrupsion dhe pjesëmarrje në trafik ndërkombëtar të drogës. Vetëm ditët e fundit prokuroria ka shtyrë edhe më tutje hetimet mbi dosjen e Tahirit, e cila u hap në muajin tetor të vitit të kaluar.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.