E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Takimet “private” Mirlinda Karçanit me Gys Agasin në zyrë
Lajme

Takimet “private” Mirlinda Karçanit me Gys Agasin në zyrë

Mirlinda Karçanaj duket se ka vendosur një standard të ri profesional: takime zyrtare pa shoqëri jashtë zyrës dhe kafe që nuk pihet kurrë me operatorë ekonomikë.

Në deklarimet e saj para hetuesve, Karçanaj thekson se nuk shoqërohet me operatorë ekonomikë jashtë ambienteve zyrtare.
“As nuk pi kafe dhe as nuk rri me ta jashtë zyre,” ka sqaruar ajo, duke vendosur – të paktën teorikisht – një vijë të qartë mes punës dhe jetës private.

Por rastësitë, siç duket, e ndjekin me një përpikmëri të admirueshme.

Karçanaj ka pranuar se është takuar disa herë me shtetasin Ergys Agasi në zyrën e tij. Sipas saj, këto takime kishin natyrë private dhe konsulence, ndërsa prania e Ermal Beqiri në të njëjtin ambient ishte thjesht… një rastësi e përsëritur.

“Takimet nuk kanë pasur asnjë lidhje me procedurat e tenderimit,” sepse – siç duket – favorizimi ndodh vetëm pas kafesë. Dhe këtu, sipas deklarimeve, nuk ka pasur asnjë filxhan.

Sa i përket tenderave, Karçanaj është e prerë:
“Asnjë diskutim, asnjë favorizim.”

Fakti që disa nga këto takime kanë ndodhur në të njëjtin ambient ku, sipas hetimeve, diskutoheshin edhe çmimet e tenderave, mbetet një bashkim i pafajshëm rastësish. Në botën e Karçanajt, favorizimi është një fantazi – si kafeja që nuk pihet kurrë.

Edhe pse përgjimet dhe provat tregojnë të kundërtën, dhe SPAK ka shpallur “grup të strukturuar kriminal”, Mirlinda e AKSHI mbetet stoike.

Me Agasin, sipas saj, kanë qenë thjesht… takime private.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.