E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Takimi i ambasadores Kim me ministrin e Brendshëm, ja ç’thotë ambasada amerikane
Publik News

Takimi i ambasadores Kim me ministrin e Brendshëm, ja ç’thotë ambasada amerikane

Me një shënim në faqen e vet në Facebook, ambasada shkruan se gjate takimit ambasadorja Kim rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në përpjekjet e tyre për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Postimi i ambasades 

Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Ministrin e Brendshëm Sander Lleshaj.

Gjatë takimit, Ambasadorja Kim rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në përpjekjet e tyre për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Mesazhi i Lleshajt

Me heret vete ministri Lleshaj shkruajt ne Twitter per takimin.

“Me kënaqësi prita dhe takova sot Ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. Ndamë vlerësime të njëjta për nevojën e një faze të re në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, për rolin e pazëvendësueshëm të Policisë së Shtetit për suksesin e reformës në drejtësi, për projekte të reja bashkëpunimi me SHBA, për thellim të partneritetit mes institucioneve të sigurisë nga të dyja vendet dhe për çështje të tjera me rëndësi”- shkruajti ai.

Sipas Lleshaj, SHBA vijojnë të jenë partneri ynë i madh strategjik, përherë në krah dhe në mbështetje të përparimit të gjithanshëm të vendit tonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.