Takimi me krerët e BE-së në Bruksel, Presidentja e KE bën SHQIPONJËN me duar, Rama: Ditë produktive dhe pozitive, vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka udhëtuar drejt Brukselit për t’u takuar me disa nga zyrtarët më të rëndësisëhm të Bashkimit Europian.
Ai u takua me Shefin e Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell, komisionerin europian për zgjerim, Oliver Varhelyi, presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Kjo e fundit e ka pritur Ramën duke bërë edhe simbolin e shqiponjës me duar.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se kjo e sotmja ishte një ditë pozitive e produktive, ndërsa shton se se ka marrë vlerësime shumë të mira për Shqipërinë nga krerët e BE.
Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtëpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



