E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Takimi në Zyrën Ovale/ Biden pret presidentin e zgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë
Lajme

Takimi në Zyrën Ovale/ Biden pret presidentin e zgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Joe Biden, është takuar në Shtëpinë e Bardhë republikanin Donald Trump të mërkurën, pas fitores të tij në zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit.

“Donald, urime”, i tha Biden Trumpit duke e përshëndetur me një shtrëngim dore dhe shtoi se “mezi pret për kalimin e pushtetit në mënyrë të qetë”.

Edhe Trumpi bëri zotime të ngjashme dhe e falënderoi Bidenin për ftesën. Trumpi nuk e kishte ftuar Bidenin pasi i kishte humbur zgjedhjet e vitit 2020.

“Faleminderit shumë”, tha Trump. “Politika është e vështirë. Dhe, në shumë raste, nuk është botë shumë e mirë. Por, sot është një botë shumë e mirë dhe unë e çmoj shumë”.

Trumpi fluturoi nga Florida dhe mbërriti në një bazë ushtarake afër Kongresit, ku u bashkua me miliarderin, Elon Musk, për një sesion mëngjesi me republikanët, pasi ai po përgatitet për një qeveri të unifikuar republikanësh dhe për pushtet të plotë.

Partia Republikane do të ketë kontrollin e Senatit dhe ka mundësi që të marrë edhe shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Biden, 81-vjeçar, e ka thirrur Trumpin, 78-vjeçar, pas zgjedhjeve për ta uruar atë për fitoren dhe e ka ftuar në takim në Shtëpinë e Bardhë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.