E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Taksat vendore rriten përsëri
Publik News

Taksat vendore rriten përsëri

Taksa e ndërtesës është një taksë bashkiake. Ajo i shkon direkt buxhetit vendor. 

Me vendimarrjen e fundit, tanimë familjet e Tiranës do të paguajnë taksë për Bashkinë Veliaj 0.05% të vlerës së shitjes së apartamentit të tyre. Flasim për një rritje që përkthehet nga 5 deri në 15 mijë lekë në muaj mesatarisht. Por nuk mbaron me kaq.

Ndërkohë çdo biznes, i vogël apo i madh në Tiranë, do të paguajë 0.2% të vlerës së shitjes së dyqanit, magazinës, depos, garazhit etj… Kjo vjen pas rritjes së para dy viteve nga Veliaj të pothuajse të të gjitha taksave vendore të Bashkisë.

Bizneseve të vogla, do t’i shtohet dhe përfshirja në skemën e TVSH-së.

Në paralel, në kuadër të këtyre ndryshimeve fiskale, çdo hotel me 4/5 yje :

– nuk do të paguajë asnjë taksë mbi ndërtesat;
– nuk do të paguajë asnjë tatim fitimi për 10 vite;
– nuk do të paguajë asnjë taksë nëse ndërton së pari.

Në gjykimin tuaj, Veliaj do të dalë në mbrojtje të qytetarëve dhe sipërmarrësve të Tiranës duke kërkuar ulje taksash si per hotelet 4/5 yjesh?

Apo me thjeshtë, këtë rritje të rradhës do ta shesë si një dhuratë që po i bën qytetit?

Ai vazhdon me gënjeshtrat e tij, ashtu sic bëri me cmimin e autobuzit, me tarifën e ujit, me moratoriumin e ndërtimeve…

Janë me mijëra bizneset që po mbyllen cdo muaj në Tiranë.

Janë me mijëra familjet e Tiranës që janë duke konsideruar mërgimin përfundimtar nga Shqipëria.

Të mos harrojmë dhe inceneratorin që do të ndërtohet në Sharë.

Tirana në drejtimin e paditur…

LIGJI 106/2017 – TAKSA MBI NDËRTESAT NDRYSHUAR

Neni 5, pika 6 

Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesat:
e) strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”;

Neni 7,

Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja
Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse investimet e kryera për ndërtimin e strukturave akomoduese “Hotel/Resort me pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”.”

– 0 – 0 –

LIGJI 105/2017 – TATIMI MBI TË ARDHURAT NDRYSHUAR

Neni 2,

“Strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”. Përjashtimi nga tatimi mbi fitimin, i parashikuar sipas këtij paragrafi, aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2024.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.