Tallja mbretërore e arkitektit holandez me Ramën
Nuk jam aspak dakord me ata që po kryqëzojnë dhe anatemojnë arkitektin hollandez Reiner de Graaf për letrën e tij drejtuar bablokut. “Anullo zgjedhjet”. “Bëhu president i përjetshëm ose Mbret”. “Ti je autokrat me shije”…
Përveçse arkitekt me famë, de Graal, që përthehet Kont, është autor librash, refleksionesh dhe esesh.
Në librin e tij Four walls and a proof dhe në esenë e tij më të fundit Architecture against architecture, ai kritikon bashkëfajësinë e detyruar me paratë e pista, arkitekturën si instrument të kapitalizmit pa rregulla, bashkëpunimin e pashmangshëm me regjimet autokratike, me oligarkët dhe me fondet spekulative me burim të errët për të realizuar projekte të mëdha.
Sipas tij, zhvillimi imobiliar i Moskës, Dubait etj, është në realitet riciklim masiv i parave private burimi i të cilave është rallë transparent. Pa përmendur termin “mafia” ai denoncon një sistem ku arkitekti dikur në shërbim të një misioni social,është kthyer në bashkëfajtor të spekullimit financiar, pastrimit të parave nëpërmjet projekteve luksoze pas asnjë kuptim dhe përfitim për komunitetin.
Figurën e oligarkut në ndërtim ai e përcakton si simboli fundor i humbjes së çdo ideali e morali nga arkitektura bashkëkohore.
Para këtyre oligarkëve, arkitekti nuk ka asnjë fuqi vendimmarrëse, shprehet ai. Ai është reduktuar në rolin e një zbatuesi të thjeshtë, të një ushtari, një prestanome luksi.
Gjithnjë e më shumë ndërtimet nuk i shërbejnë komunitetit, por vetëm të pasurve.
Në librin e tij The Masterplan ai trajton ndërtimin e një kryeqyteti krejt të ri në një vend diktatorial në Afrikë dhe kritikon naivitetin e arkitektëve perëndimorë ndaj këtyre regjimeve.
Në The new language of building ai nënvizon që termat “zhvillim i qëndrueshëm”, “progres”, “inovacion”, “kreativitet” etj, janë thjesht kritere formale të konformizmit burokratik dhe argumente mashteuese marketingu.
Në Stararchitectes, ai bën thirrje ti jepet fund kultit feudal të arkitektit dhe i fton arkitektët të krijojnë një sindikatë që të refuzojë etikisht dhe moralisht projektet që i shërbejnë një pakice në dëm të komunitetit.
Duke i ballafaquar këto me letrën e tij drejtuar bablokut, është e qartë si drita e diellit se me këtë letër de Graaf ka depërtuar mjeshtërisht në mentalitetin dhe psiqikën e bablokut lidhur me zgjedhjet e lira, me mandatin demokratik dhe portretizimin e tij si autokrat me shije…
Shkurt, letra e tij përveç identikitit të plotë e të saktë të bablokut, është monument i talljes, ironisë, satirës dhe sarkazmës ndaj tij. Është karikaturë ekselente epistolare.
Është çudi se si babloku, që ta pranojmë nuk është i pazgjuar, si autor i parathënies të The Albanian Files, ka lejuar përfshirjen në libër edhe të kësaj letre që në fakt demaskon atë vetë. Një autogol magjistral.
Bedankt de Graaf!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



