“Talo Çela mbrohet nga Policia e Shtetit”
Talo Çela mbrohet nga Policia e Shtetit, kështu është shprehur gazetari Juli Kasapi mbrëmjen e sotme.
Gjatë një emisioni televiziv ai tha se nuk e konsideron cënim të sigurisë kombëtare faktin që një kriminel i shumëkërkuar lëviz lirshëm në Tiranë.
Unë si gazetar mendoj se Talo Çela mbrohet nga policia, pse jo. Kishim një rast tjetër që një i shumëkërkuar shoqërohej me efektiv policie. Mua s’më duket cënim i sigurisë kombëtare që paska pasur informacion për bananet që vijnë nga Ekuadori, nuk më duket cenim i sigurisë kombëtare një debat i një efektivi me drejtorin e policisë së Tiranës.
Ndërkohë duke folur për vendimin e Prokurorisë së Tiranës për mospublikimin e dokumenteve të hakeruara ai tha se nuk ka arsye pse të dhënat të mos publikohen, pasi asnjë nga çështjet e zbuluara prej sulmit kibernetik nuk cenon sigurinë.
Të thuash pas 4 orësh që publikohen të gjitha këto materiale dhe të dalësh me këtë deklaratën që shpërndahet nëpër Ëhats App që mos publikoni ju se do futeni në burg, sepse unë kështu e lexoj, të intimidosh gazetarët që thonë Talo Çela lëviz në Tiranë, unë nuk e di.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



