E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tani ‘LSI me 3 yje’
Lajme

Tani ‘LSI me 3 yje’

Ish-deputeti i Partisë Republikane, Ylli Shehu, i cili la Fatmir Mediun për të kaluar te LSI, ka dorëzuar këtë të premte formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ai i ka thënë po mandatit të deputetit pas dorëzimit të tyre nga ana e opozitës.

Por kjo gjë nuk ka kaluar pa u komentuar brenda LSI-së dhe jo vetëm.

Reagimi vjen nga gazetari Ylli Dylgjeri, i cili si gjithmonë, nuk i kursen notat e humorit dhe ironisë.

Postimi i Dylgjerit:

LSI i rierdhi edhe një Yll!

Më në fund e bëmë partinë me 3 Yje! Ishim 2 e tani u bëmë 3: Yll Manjani, Yll Dylgjeri e së fundi Ylli Shehu. Që do të kthehej në politikë Mehmet Shehu
do e kisha besuar, por që të do kthehej Ylli Shehu…s’më kish shkuar mëndja!!! Ndaj dhe i madhi Fishta dikur shkruante:

“Nji send serit puna e horrit,
Ç’farë si shkon mendja kërkujt,
Kur i han bytha malcorit,
I han ma shumë se gjithkujt…”

Ja dhe CV-ja: Ylli Shehu -republikan, lësëist, dhe tani mandatist…”

Por nuk ka munguar as komenti nga ish-ministri I Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Yjet tona ranë o Dylgjer. Yje te reja po ngrihen”, ishte komenti pikant i ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ylli Shehu ishte pjesë e listës së LSI gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017, por nuk arriti të zgjidhej deputet, por mesa duket rastin e parë që i iu dha mundësia e shfrytëzoi në maksimum.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.