E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tani në Aeroportin e Rinasit  check in-i me një klik
Lajme

Tani në Aeroportin e Rinasit check in-i me një klik

Duke filluar nga 1 marsi pasagjerët që udhëtojnë përmes Rinasit mund të kalojnë kontrollin në Rinasit vetëm me një klik ashtu sikurse ndodh në shumë aeroporte të Europës. Lajmin e ka njoftuar koncesionari i Aeroportit në faqen e tij zyrtare në facebook.

“Duke filluar nga 1 Marsi 2025, pasagjerët që tashmë kanë një kartë imbarkimi elektronike në telefonin e tyre mund të udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) drejt vendeve Schengen pa pasur më nevojë për ta printuar,” njofton TIA.

Por si funksionon ky shërbim? Aeroporti ka shpjeguar dhe procedurën. 
Nëse linja ajrore e ofron këtë opsion, sigurohuni që të keni kartën elektronike të imbarkimit në telefon. Skanojeni atë në kontrollin e sigurisë dhe në portën e imbarkimit.
dhe udhëtoni më shpejt, pa pasur nevojë për letra shtesë,” sqaron TIA.

Vitin e kaluar Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi shifrën rekord të 10.7 milionë udhëtarëve. Por ky rekord pritet të tejkalohet këtë vit teksa fluksi i pasagjerëve vazhdon të rritet. Në muajin Janar të këtij viti numri i pasagjerëve u rrit me 12 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. .

Sipas të dhënave nga kompania koncesionare, në katër vitet e fundit grupi Kastrati ka investuar rreth 100 milionë euro për zgjerimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ndërkohë që investimet vazhdojnë për ndërtimin e një terminali të ri me sipërfaqe 70 mijë metër katrorë, hapësira shtesë parkimi nëntokësore dhe një fasadë moderne që i përshtatet identitetit dhe kohës.I

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.