Tabaku nuk voton rezolutën antikorrupsion : Nuk votova, mund të kontrollojë punën e institucioneve
Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, deputetja Jorida Tabaku u shpreh se nuk votoi pro projektrezolutës antikorrupsion, pasi ka shumë pikëpyetje në lidhje funksionimin e saj.
Ajo tha se “kush na siguron që ky komision nuk do të kontrollojë punën e institucioneve?”. Ajo theksoi në fjalën e saj se socialistët duan të votojnë ligje dhe të kontrollojnë vetë, por nuk e realizojnë dot.
“Nuk e dimë se çfarë do të kryejë komisioni, nuk i dimë përgjegjësitë e komisionit. Kush garanton që do kemi një proces që nuk e zhbën Reformën në Drejtësi? Kush na siguron që ky Komision nuk do të kontrollojë punën e institucioneve? Kush na jep garanci që nuk do ketë mision kontrollues? Këta duan të votojnë ligje dhe të kontrollojnë vetë, por nuk e realizojnë dot. Ne nuk e votuam rezolutën. Parlamenti vlerësohet si institucioni i pabesushëm. Nuk kemi qartësi për këtë komision”, u shpreh Tabaku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



