E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tasha e ‘TikTok’  që shfrytëzonte nipin për klikime :  Kam rritur nipin, jam gjyshe heroinë
Lajme

Tasha e ‘TikTok’ që shfrytëzonte nipin për klikime : Kam rritur nipin, jam gjyshe heroinë

E njohur si Tasha e ‘TikTokut’, gjyshja e arrestuar për shfrytëzimin e nipit të saj 10-vjeçar, Natasha Rombula ka reaguar gjatë shoqërimit nga policia në burg.

Pasi u la në masën ‘arrest në burg’ së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku, pas daljes nga gjykata ka kërkuar të flasë me gazetarët.

‘Kam rritur nipin, jam gjyshe heroinë’, është dëgjuar të thotë ajo.

Ata janë denoncuar nga nëna e të miturit, pasi e ekspozonin atë në rrjetin social, ‘TikTok’, duke folur me një fjalor banal, me qëllim për të përfituar ekonomikisht.

Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë video të të miturit ku dëgjohet të flasë me një fjalor banal, i shtyrë nga babai dhe gjyshja e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.