E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tatimet i “gllabërojnë” 8 makina luksoze Fatmir Hysenbelliut
Ekonomi

Tatimet i “gllabërojnë” 8 makina luksoze Fatmir Hysenbelliut

Super-makinat bllokohen për miliona euro detyrime të papaguara

Administrata Tatimore ka ndërmarrë një aksion të fortë në Tiranë, duke sekuestruar 8 automjete luksoze në kuadër të mbledhjes së detyrimeve të papaguara tatimore.

Sipas njoftimit zyrtar, mjetet i përkisnin një tatimpaguesi që rezulton me rreth 6.4 milionë euro detyrime të pashlyera ndaj shtetit shqiptar. Mes automjeteve të sekuestruara janë marka të njohura botërore si McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW, që përfaqësojnë vlera të konsiderueshme në tregun e makinave luksoze.

Edhe pse fillimisht identiteti i subjektit nuk u bë publik nga autoritetet, burime bëjnë me dije se automjetet janë në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu dhe djalit të tij, Fatmir Hysenbelliu.

Tatimet sekuestrojnë 8 makina luksoze të Fatmir Hysenbelliut, mes tyre edhe McLaren

Administrata Tatimore thekson se ky aksion është pjesë e masave të shtuara për të luftuar evazionin dhe për të garantuar përmbushjen e detyrimeve ligjore. Sipas njoftimit, strukturat përkatëse kanë kaluar nga bllokimi i llogarive bankare në sekuestrimin e drejtpërdrejtë të aseteve, deri në shlyerjen e plotë të borxheve.

Autoritetet paralajmërojnë se masa të tilla do të vijojnë pa kompromis ndaj çdo tatimpaguesi që shmang detyrimet, përfshirë edhe subjektet që krijojnë borxhe të reja pas datës 31 dhjetor 2024 dhe që nuk përfitojnë nga skemat lehtësuese fiskale.

Njoftimi i plotë i Tatimeve:

Administrata Tatimore rikujton se masat shtrënguese do të vijojnë ndaj të gjithë tatimpaguesve që nuk përmbushin detyrimet ligjore, përfshirë subjektet e referuara në Prokurori dhe ata që krijojnë detyrime të reja tatimore pas datës 31.12.2024, të cilat nuk përfitojnë nga ligji për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore.

Në kuadër të këtyre masave, strukturat e specializuara të Administratës Tatimore kanë kaluar nga bllokimi i llogarive bankare në sekuestrimin e aseteve të debitorëve, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve.

I tillë është rasti i një tatimpaguesi në Tiranë me detyrime tatimore të papaguara në vlerën 6.4 milionë euro, të cilit i janë sekuestruar 8 automjete luksoze, mes tyre McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW. Administrata Tatimore do të vijojë pa kompromis zbatimin e masave shtrënguese ndaj çdo subjekti që shmang përmbushjen e detyrimeve tatimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.