E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tatimet kanë bllokuar 7 subjekte
Lajme

Tatimet kanë bllokuar 7 subjekte

Drejtoria e Përgjithshme njofton se ka zhvilluar një tjetër aksion në kuadër të plotësimit të kushteve për të ushtruar aktivitetin tregtar.

Tatimet kanë bllokuar 7 subjekte nga Tirana në Pogradec që nuk plotësonin kushtet për të vijuar aktivitetin.

Në listën e subjekteve të bllokuara, janë disa bare dhe restorante.

 

NJOFTIMI I PLOTË

Për subjektin “Zgara Fierza”, me vendndodhje “Pazari i Ri”, Tiranë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Osman Friza, me vendndodhje “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Pizza Garden Hallall, me vendndodhje Golem, Durrës, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin bar restorant “Kristal”, me vendndodhje Tushemisht, Pogradec, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Elton Mitaçe, me vendndodhje Korçë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Arben Shparthi, me vendndodhje Pirg, Korçë penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Mimoza Hoxhallari, me vendndodhje Korçë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror, ju bën thirrje tatimpaguesve, të cilët ushtrojnë aktivitet ekonomik të vetëpërmbushin me korrektësi detyrimet ligjore, në mënyrë që të garantohet konkrurrenca e ndershme dhe të reduktohet informaliteti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.