E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Taulant Balla flet për shkarkimin e presidentit: Parlamenti aktual e ka tagrin deri me 8 korrik
Publik News

Taulant Balla flet për shkarkimin e presidentit: Parlamenti aktual e ka tagrin deri me 8 korrik

Taulant Balla foli sot për kërkesën e një grupi deputetësh drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për nisjen e procesit të shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

, Balla tha se kërkesa për shkarkimin e kreut të shtetit është bërë për shkak se para dhe gjatë fushatës elektorale, Presidenti Meta sipas tij “ka kryer veprime në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”.

Si një prej firmëtarëve të kërkesës, Balla u shpreh se “në dokumentin shumë të plotë që kemi paraqitur janë të gjitha provat e nevojshme e domosdoshme që jo vetëm argumentojnë qëndirmin tonë por janë dhe provat e nevojshme për të iniciuar procesin e shkarkimit të presidentit”.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,Balla theksoi se kërksa “plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për t’u shqyrtuar nga Kuvendi”.

“Kjo kërkesë sipas rregullores do i kalojë komisionit të ligjeve për shqyrtim që brenda një afati të përcaktuar duhet të shprehet nëse kërksa plotëson kriteret ligjore e formale”.

Më pas sipas rregullores do nrihet komisioni hetimor parlamentar që do hetojë nëse ekzistojnë apo jo dyshimet e hedhura nga firmëtarët për këtë proces shkarkimi.

“Besoj që Kuvendi aktual e ka sovranitetin e duhur për të ushtruar mandatin e tij deri në 8 korrik që është data e fundit e mbledhjes së këtij kuvendi që përkon me 60 ditëshin që përcakton Kushtetuta dhe rregulorja e Kuvendit”, tha Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.