E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Taulant Balla “nuk i ndahet” Agron Shehajt: Ia kam bërë gati dosjen!
Lajme

Taulant Balla “nuk i ndahet” Agron Shehajt: Ia kam bërë gati dosjen!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka lëshuar akuza të forta gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, duke deklaruar se ka përgatitur një dosje të plotë ndaj Agron Shehajt, të cilin e akuzon për rritje të dyshimtë të vlerës së një aseti brenda një periudhe katërvjeçare.

Gjatë replikave në Kuvend, Balla u ndal edhe te deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri, për të cilin pretendoi se karriera dhe të ardhurat e tij deri në vitin 2025 janë mbështetur financiarisht nga Shehaj. Sipas Ballës, bëhet fjalë për një skemë pasurimi që ai e konsideroi të pazakontë dhe që, sipas tij, po del tashmë në dritë.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh:

“Grupi parlamentar i PD është fakt që ka votuar për një pjesë të amendamenteve pro. Sa i përket votimit në fund të rekomandime, ishte dokument që unë isha dakordësuar bashkë me kryetarin e PE. Unë kam votuar kundër, bashkë me kolegët e mi.

Ti ke marrë për model, modelin më të keq. Nuk ka model më të keq në politikë se sa të vish këtu dhe të bësh sulferin e Gones. E nise karrierën politike nga paratë e Gones, sot paguhesh si asistent i Gones. Teksa po zbardhet e gjithë skema e parave të Agron Shehajt, i cili brenda katër eurosh pesëfishon vlerën e një aseti. Rast unik në botë. Ia kam bërë të gjithë dosjen Gones. Sepse nga paratë e vilës së Gones je paguar ti deri në vitin 2025”, tha Balla.

Deklaratat kanë nxitur reagime në sallën e Kuvendit, ndërsa pritet që debatet mbi këto akuza të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.