E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
T’du fort Kosovë, se na mban gjallë me revoltë.
Publik News

T’du fort Kosovë, se na mban gjallë me revoltë.

T’du fort Kosovë, se na mban gjallë me revoltë.
T’du Kosovë se je i vetmi rast që fëmija e mëson nanën dhe i tregon babës arat dhe nuk ben asnje gabim.
T’du Kosovë që na tregon sa të paaftë jemi ne këtu në Tiranë.
T’du Kosovë që na mëson cfarë është protesta, zemerata dhe dhimbja.
T’du Kosovë që nuk ta hedh dot asnjë prestigjator sado i sofistikuar qofte.
T’du Kosovë që ngrihesh për dritat, për ujin, për cmimet, për jetën, për tokën, për dheun, për Shtetin, për politikën, për arsimin, për ekonominë, për urbanistikën.

T’du Kosovë gjenerator i madh dhe i vujtun njerëzor që nuk lejon njeri t’jua hedhë dhe t’ju mashtrojë.
T’du Kosovë, ta du rebelimin, ta du hidhnimin, ta du zhgënjimin, ta du hakmarrjen, ta du intelektin, ta du zgjimin.

Mësojani edhe nanës që po tretet të gjitha këto dhe sikur të kujdeseshit për gjakun tuj dhe te femijeve si për dritat, na i kishit fik llambat dhe na kishit tranu krejt!

Na mësoni si kontrollohen prestigjatorët e politikës, se ne të nanës, bim në dashni shpejt me ata që na përdhunojnë më fort!

A mundesh Kosove me m’tregu kur flini ju dhe si po ia boni me nejt gjithe kohes zgjut!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.