E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Të adoptojë paketën e PD”, Basha thirrje Ramës: Nuk janë shpikje, por masa për mjekët, qytetarët dhe ekonominë
Publik News

“Të adoptojë paketën e PD”, Basha thirrje Ramës: Nuk janë shpikje, por masa për mjekët, qytetarët dhe ekonominë

Kreu i PD Lulzim Basha i bën thirrje kryeministrit Rama që të adoptojë masat e PD, për situatën në të cilën ndodhet vendi, pasi ato sipas Bashës janë të bazuara në masat që kanë marrë dhe shtetet e tjera.

“Dua të përsëris thirrjen që ai të adoptoj masat tona, që në fakt nuk janë shpiklje të PD, por masa që i kanë bërë dhe shtete e tjera. Por normalisht duke ditur kapacitetet e Shqipërisë. Tre pikat kryesore të paketës sonë janë: Shëndetësia me fokus mjekët, shtresat në nevojë dhe qytetarët në nevojë, si dhe ekonomia.

Kjo është paketa e Partisë Demokratike, edhe pse disa prej këtyre janë adoptuar nga qeveria”, tha Basha.

Ndërkohë, me herët në intervistën për Euronews Albania me gazetaren Ilva Tare, kreu i Selisë Blu shtoi se sipas informacioneve të tij ka mjekë të tjerë të prekur nga koronavirus në Shqipëri.

“Ka mjekë të tjerë që janë infektuar. Nga kontaktet me personat e prekur. Prej katër ditësh janë në karantinë dhe kërkojnë tju bëhen teste por nuk u përgjigjet njeri. Ky informacionm ka mbërritur në PD dhe sigurisht si ky informacion ka dhe të tjerë”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha.

Propozimi ynë është i plotë dhe i kalkuluar. Dua t’i përsëris thirrjen kryeministrit që, pa humbur kohë, të adoptojë masat e propozuara, të cilat nuk janë shpikje të Partisë Demokratike, por janë të bazuara në përvojat e vendeve të tjera, sigurisht brenda mundësive të Shqipërisë.

Ne jemi të vetëdijshëm për mundësitë e Shqipërisë, por jemi , po kështu, të vetëdijshëm se në këtë kohë sakrifica nuk mund t’u kërkohet vetëm qytetarëve të thjeshtë. Kemi një planifikim prej 120 milion euro për 10 oligarkë dhe për 12 koncensione.

Këto para duhet të zhvendosen menjëherë nga këto kontrata dhe t’u vendosen qytetarëve në ato tre prioritete që janë; personeli shëndetësor, shëndetësia në përgjithësi. Janë kitet testuese dhe përgatitja për të trajtuar të infektuarit më spitale. Së dyti paketa sociale, njerëzit në nevojë, familjet në nevojë, të moshuarit, ata që janë të papunë.

Ato mijëra familje që janë ende në çadra dhe janë të harruar. 50 përqind e popullsisë është në kushte të vështira. Një në dhjetë shqiptarë ushqehet vetëm një herë në ditë. Duhet menjëherë të merren masa për t’u ardhur në ndihmë këtyre njerëzve. Dhe së treti çeshtja e ekonomisë. Padiskutim edhe në Shqipëri, si kudo tjetër, kjo do të ketë pasoja ekonomike.

Duhet t’i dilet para, nuk duhet të reagojmë pas. Duhet t’i dilet para me masa të cilat ndihmojnë ekonominë, japin besim besim për operatorët ekonomikë. Para disa ditësh Banka e Shqipërisë adoptoi një prej masave duke bërë shtyrjen e kësteve të kredive për ato biznese që janë goditur nga epidemia dhe unë e përshëndeta këtë vendim të BSH dhe kam besim se bankat e nivelit të dytë do të veprojnë me vetëdije, sepse në fund të fundit këtu askush nuk mund të rrijë në një degë të veçantë. Të gjithë jemi bashkë në këtë varkë dhe të gjithë duhet të bëjmë gjithçka që të dalim shëndosh e mirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.