E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të bën alergji liria o shqiptar i mirë?
Publik News

Të bën alergji liria o shqiptar i mirë?

□ Ia keni dhënë 5 herë votën për kryetar bashkie të Tiranës. 3 herë atij vetë dhe 2 tij surrogatit që po i nxjerr themelet kryeqytetit.

□ I keni dhënë dy herë pushtetin politik dhe diskutoni t’ia jepni edhe 4 vite të tjera?

Po nuk qenka AI problemi, o popull i mirë. Qenke ti! Dashke të të shtypin? Të të poshtërojnë? Të të zhbëjnë? Të të rrjepin? Të të dhunojnë?

Të bën alergji liria o shqiptar i mirë? Alergji edhe demokracia? Edhe ekonomia e tregut të lirë? Edhe prona private? Edhe fjala e lirë? Edhe vota e lirë?…

Të të mallkoj?

Nuk e bëj dot, se më ze edhe mua, ngaqë ky popull jam edhe unë. Të të shaj ….? Jo dale! Mendova një gjë më konkrete:

Pse të ndy gojën unë me llafe të ndyra, kur atë që ta bën tët’ëmë prej vërteti e kemi në krye të vendit?

Pra VOTOJ EDI RAMËN!

Që në dëshpërim, të paktën të kem kënaqësinë perverse se EDHE UNË kam kontribuar në QEJFIN tënd! Po mor po!! Se si e shijon ti përdhunimin, poshtërimin, padrejtësinë, shtypjen, zhvatjen… nuk ke tjetër shok në botë!!

Ti, o popull i mirë, ke nxjerrë shprehjen ” bëji nënën të të thotë baba”!

Për BABAIN tënd, pra, them të votoj më 25 prill. Të shoh nëse do t’ua bëjë vetë mamin këtë herë? Apo do t’ua lërojnë këta jabanxhinjtë që po sjell BABI nga Afrika dhe gjetiu për të zëvendësuar fëmijët e tu që janë në kurbet?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.