E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të bllokuar në Kapshticë, futen në Shqipëri 17 emigrantë nga Greqia
Publik News

Të bllokuar në Kapshticë, futen në Shqipëri 17 emigrantë nga Greqia

Lejohen të futen në Shqipëri 17 emigrantë nga Greqia, të cilët kanë qendruar prej disa ditësh në tokë neutrale në doganën e Kapshticës.

Mësohet se personat e lejuar janë ata me leje dhe ata që kanë probleme shëndetësore.

Kujtojmë që emigrantët nuk janë lejuar të futen në tokën shqiptare për shkak të masave ndaj koronavirusit.

Sipas rregullave të reja të vendosura nga qeveria shqiptare, personat që duan të hyjnë në Shqipëria nga shteti grek, duhet të marrin një autorizim nga konsullata shqiptare, vetëm duke paraqitur arsye të forta për kthimin në atdhe.

Ndërsa sa i përket rikthimit në Greqi personave që iu ka mbaruar afati i lejes së qëndrimit nuk mund të rikthehen, kurse ata me leje qëndrimi të përhershme mund të rikthehen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.