Të dhënat e INSTAT për vdekjet në Shqipëri/ PD: Nxorën zbuluar propagandën e Qeverisë me pandeminë
“Shqipëria me numrin më të lartë të vdekjeve në Europë që nga fillimi i pandemisë. 10 mijë vdekje më shumë. Dështimin e Edi Ramës me pandeminë e paguan qytetarët e thjeshtë, të cilët mbetën të pambrojtur ndërkohë që përgjigjja e vetme që qeveria kishte, ishte si përherë propaganda”, tha Vokshi në një deklarate per mediat.
Sipas saj, “teksa qytetarët vuanin dhe ekonomia lëngonte, Rama nuk hoqi asnjëherë dorë nga mashtrimet dhe gënjeshtrat, nuk hoqi dorë as nga shpenzimet e majme për klientët e tij, nuk hoqi dorë nga koncesionet korruptive dhe nga tenderat sekretë në kohë fatkeqësie.
Prandaj, Shqipëria u rendit:
– e fundit në Europë për numrin e testimeve,
– e fundit në Europë për numrin e mjekëve për banorë,
– e fundit në Europë për ndihmën ekonomike dhe
– e para në Europë për numrin e jetëve të humbura në raport me popullsinë”.
Duke kujtuar planin e PD me 5 pika per perballimin e situates se shkaktuar nga pandemia, Vokshu kujton refuzimin e kryeministrit dhe si arsye per kete thote “sepse ai kishte planin e tij për të plaçkitur taksat e shqiptarëve edhe në kohë pandemie”.
“Atë që sot zbulon INSTAT-i, qytetarët e kanë jetuar dhe vuajtur në lëkurën e tyre.
Këto janë pasojat e pashmangshme të sundimit të një pakice që ka braktisur shqiptarët dhe punon vetëm për veten dhe klientët e saj”, thekson Vokshi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



