E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë: Shqipëria pas Kosovës e Malit të Zi për personat me dy doza
Lajme

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë: Shqipëria pas Kosovës e Malit të Zi për personat me dy doza

Për 8 muaj në 2021 për vaksinimin e popullatës janë shpenzuar rreth 27 mln USD, sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë.

Për periudhën janar-gusht sipas raportit të monitorimit financiar të Ministrisë të Shëndetësisë janë vaksinuar 817,602 persona dhe shpenzimet faktike për këtë periudhë llogariten në vlerën e lekëve 2,793,811,000 lekëve. Gjatë periudhës janar-gusht 2021 janë vaksinuar me 2 doza 625,773 persona dhe me një dozë 817,602 persona.

Shqipëria vazhdon të mbetet ende larg niveleve të vendeve të rajonit dhe Europës për personat e vaksinuar me 2 doza në raport me numrin e popullsisë. Sipas World Data në Shqipëri deri më 5 Dhjetor janë të vaksinuar me 2 doza 33,8% e popullsisë. Në Mal të Zi dhe Maqedoni me dy doza janë të vaksinuar 41% e popullatës, Në Kosovë 43%, në Serbi 46%, në Kroaci 48%. Në vendet e Europës të vaksinuarit me dy doza zënë 68% të numrit total të popullsisë. Për vende si Portugalia dhe Spanja është duke u mbyllur vaksinimi i popullatës me të dyja dozat e vaksinës. Në Portugali ecuria e vaksinimit me dy doza është 88%, në Spanjë 81% , Itali 78% dhe Danimarkë 77%.

Në vend prej disa ditësh vijon vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës për të gjithë personat mbi 18 vjeç. Deri tani sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë doza e tretë është marrë 82,219 persona. Në vend vaksinimi në mbrojte të Covid-19 nisi më 11 janar 2021. Prej fillimit të vaksinimit deri më 6 dhjetor janë kryer në total 2,141,863 doza të vaksinës ndaj COVID-19: 1,084,071 doza të para dhe 975,573 doza të dyta. Vaksinimi ndaj Covid-19 është i hapur për të gjithë personat mbi 16 vjeç si dhe fëmijët mbi12 vjeç me probleme të sistemit imunitar. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,663,100 vaksina kundër Covid-19.

Për menaxhimin e vijueshëm të pandemisë nga Coivid-19 qeveria parashikon të marrë 60 mln euro hua nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës. Nëpërmjet kredisë do të financohet blerja e vaksinave duke përfshirë edhe koston e transportit dhe magazinimit të tyre, punësimi shtesë i mjekëve, infermierëve. Për trajtimin me bonus për Covid-19 të mjekëve, infermierëve dhe personelit jo-mjekësor për periudhën janar-gusht janë shpenzuar 100 mln lekë sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë. Monitor

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.