E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Te dy humbën, të dy shpallen fitoren
Lajme

Te dy humbën, të dy shpallen fitoren

Saliu se ia nguli Lulit, Luli sepse i ka mbetur vetëm Luli.
Mjaft eshte mjaft.
Uluni, bisedoni, ose kthejeni fituese PD-në ose hapni krahun menjëherë. Nuk ua kemi borxh. Në Shkodër edhe une te shkoja do fitoja. Në Shkoder fitorja e së djathtës është detyrim. Ca lesh gëzimi është ky. Kjo është për të na hedh hi syve.

Shikoni çfarë keni katandisur në Vorë, Rrogozhinë, Lushnje, Diber, Durrës. A ju ka mbetur pak sedër. Ore nëse na duhet ta marrim pushtetin me inxhinierine e mekanizmave të blerjes së votave që përdor Rama, le ta bëjmë. Nëse mendon që ky është problemi, që nuk e merrni dot pushtetin se ata e blejnë, le ti japim rrugë një rrugë tjetër. Ama uluni të bisedojme para se mos të ketë mbetur të na kenë shkelur me këmbë. Këtë të fundit nuk e kam ne stofin tim, por nuk shikoj mënyrë të ndryshme për të vepruar. Lul mos vazhdo me se nuk ka kuptim.

Ta them përzemërsisht. Siç ja them edhe Saliut. Boll me fitore të rreme dhe justifikime. Hapni kanalet e bisedimeve. Demokratët nuk ua kanë borxh Ramen në kurriz. Gjeni zgjidhje menjëherë.
E di qe miqtë që mbajnë anë ne dy krahet e ndryshme do rrudhin turinjtë kur te lexojnë këto radhë, por me shumë se rrudhja e tyre me shqetësojnë demokratët e vertete.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.