Të dy të martuar, gruaja e policit dhe inxhinieri i ERE dyshohet se ishin të lidhur
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme në Tiranë, ku Erion Goxhara, efektiv policie, qëlloi me armë Lorenc Kostën.
Sipas informacioneve të fundit, dyshohet se konflikti ka lindur pas zbulimit të lidhjes intime të gruas së Goxharës dhe 45-vjeçarit Kosta, i cili është po ashtu i martuar. Dyshohej se gruaja e Goxharës, e cila ka dy fëmijë me të, kishte nisur një lidhje jashtëmartesore me Kostën, inxhinier në vendin e saj të punës në ERE.
Ky informacion u mësua rreth katër muaj më parë nga Goxhara, i cili ka pasur përplasje të forta në familje për të ruajtur martesën e tij që nga ajo kohë.
Dje, efektivi qëlloi pesë herë me armën e shërbimit ndaj Kostës, i cili tani është në spital në një gjendje të stabilizuar. Ndërkohë, autori i plagosjes është në arrati, dhe policia ka shpallur një shpërblim prej 10 mijë eurosh për informacion të saktë që ndihmon në gjetjen e tij.
Mësohet se bashkëshortja e efektivit, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore.
Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien.
Ndërkohë një ditë më parë, Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 6 herë ndaj Kostës, i cili ndodhet në spital në gjendje stabël, por ende në rrezik për jetën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



