Të enjten votuan Ramën, sot e rrëzuan nga pushteti me fishekzjarre!
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar ashpër pas protestës së fundit të opozitës, duke vënë në dyshim seriozisht efektivitetin e thirrjeve për “qeveri teknike” dhe retorikën e përdorur në tubime.
Në një analizë kritike, Murrizi thekson se ideja e një qeverie teknike është përsëritur vazhdimisht që prej vitit 2023 në çdo miting dhe dalje publike, por në realitet, në 35 vite pluralizëm, Shqipëria ka pasur vetëm tre qeveri teknike, të gjitha të formuara përmes marrëveshjeve mes PD dhe PS, dhe jo si rezultat i presionit të protestave.
Sipas tij, opozita është një mision i vështirë, por fisnik, ndërsa protesta përbën një element normal të një shoqërie pluraliste. Megjithatë, ai e konsideron tallje me qytetarët premtimin për “revolucion” dhe rrëzim të qeverisë brenda një date të caktuar, në një kohë kur, sipas tij, kryeministri vijon të mbetet në detyrë dhe madje ka marrë mbështetje edhe nga deputetë të opozitës për përfaqësimin e Shqipërisë në forume ndërkombëtare.
Murrizi ndalet edhe te aktet e dhunës gjatë protestës, duke i cilësuar si të pakuptimta përdorimin e fishekzjarrëve dhe skenat e ekzaltimit, të cilat, sipas tij, më shumë i shërbejnë spektaklit sesa kauzës politike. Ai lë të hapur pyetjen se çfarë do të ndodhë pas protestës: të nesërmen, pasnesër dhe në ditët në vijim, ndërkohë që qeveria vijon, sipas tij, të abuzojë me pushtetin.
Në reagimin e tij, ish-deputeti hedh dyshime edhe për ekzistencën e një marrëveshjeje të fshehtë politike, duke ngritur pikëpyetje nëse pas retorikës së fortë publike fshihen pazare mes palëve, veçanërisht në një kohë kur, sipas tij, qeveria është votuar në Parlament edhe me vota nga opozita.
Në përfundim, Murrizi thekson se qeveritë nuk rrëzohen me thirrje apo skena simbolike, por përmes votës dhe ndërtimit të besimit te qytetarët. Sipas tij, besimi vjen vetëm nga kauza të drejta, parimore dhe nga individë të besueshëm, e jo nga figura politike që, siç shprehet ai, lëvizin nga një interes në tjetrin dhe shmangin përballjen reale me votën.
Reagimi i plotë:
Kjo “qeveria teknike” ka që nga 2023 që thuhet në çdo miting e dalje publike, por në 35 vite janë bërë 3 qeveri teknike dhe të gjitha me marrëveshje PD-PS, e asnjëra nga mitingjet.
Opozita është mision i vështirë, por fisnik, dhe të bësh protestë është normë në një shoqëri formalisht pluraliste. Por të thuash se do bëjmë “revolucion” dhe do rrëzojmë qeverinë më datë 24, dhe në 25 është Rama prapë kryeministër, madje i votuar në datë 22 edhe nga disa deputetë të opozitës, nga servilizmi, frika apo pazari, për të përfaqësuar Shqipërinë në bordin e paqes, është jo mashtrim por tallje.
Shishet e benzinës janë shumë normale, se ndodhin kudo në çdo vend të botës së qytetëruar, por fishekzjarret nuk i kuptova dot!!!!!
Ndoshta ka qenë “ekzaltim” nga fjalimet e forta të LSI dhe videoklipi në anglisht i shfaqur në monitor që i dha tonin tubimit.
Po nesër???
Po të hënën???
Po të martën e çdo ditë tjetër që hajdutët me emrin qeveri vjedhin, çfarë do bëjmë???
Kjo “qeveria teknike” ka që nga 2023 që thuhet në çdo miting e dalje publike, por në 35 vite janë bërë 3 qeveri teknike dhe të gjitha me marrëveshje PD-PS, e asnjëra nga mitingjet.
Tani, meqë votuat Ramën të enjten dhe u gëzuat shumë që Ivanka do marrë Sazanin, a mund të na thoni se a keni bërë ndonjë “marrëveshje” me Ramën për qeveri “teknike”, se me fishekzjarr nuk më besohet se Rama ikën nga qeveria, sidomos pasi ju detyroi ta votonit në parlament të enjten.
Qeveritë rrëzohen me votë dhe votat mbledhen me besim, e besimi vjen nga kauza të drejta e parimore dhe me individë të besueshëm, e jo sharlatanë që kërcejnë prehër më prehër dhe kanë frikë nga vota, por shtyhen si derrat në grazhd për të siguruar një vend në listë me servilizëm, mashtrim e lëpirje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



