E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Të erdhi dita, diarre…” Arian Çani ‘vjell vrer’ ndaj Edi Ramës: O Faraon i Egjiptit, merr hak fort…
Publik News

“Të erdhi dita, diarre…” Arian Çani ‘vjell vrer’ ndaj Edi Ramës: O Faraon i Egjiptit, merr hak fort…

Gazetari Arian Çani ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama. Me një status në profilin zyrtar të faqes “Zonë e Lirë” në rrjete sociale, Arian Çani ‘ka vjellur vrer ndaj kryeministrit, pas vendimit të qeverisë, i cili ka ndaluar transmetimet audiovizive, me më shumë se dy persona, për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Arian Çani ka shpërthyer me nota fyese ndaj Edi Ramës, duke e etiketuar me ironi si Faraonin e Egjiptit, i cili po shfrytëzon situatën për të marrë hak.

“Na mbylli I Gjati na mbylliiii….Ka 20 vjet që e pret këtë ditë…Putain… Bravo Ramses! Bravo o Faraon i Egjiptit!!! Tani je që je, futi një të mbyllur rrjeteve sociale diarre dhe fli i qetë….Të erdhi dita dhe e meriton. Ke luftuar për këtë ditë…Jepi Rams. Merr hak fort. Askush s’e ka mendjen në këto kohë kolerash. Madje shumica e banorëve idiotë dhe analfabetë të këtij katundi, do gëzohen pa masë. Jepi Ramses Faraoni…Godit fort. Deguelasse!”– shkruan Çani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.