E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të fshehura në 22 pako, kapen 50 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet shqiptari!
Publik News

Të fshehura në 22 pako, kapen 50 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet shqiptari!

Një sasi prej 50 kg kanabis është kapur në kufirin greko-shqiptar ditën e sotme. Operacioni i zhvilluar nga policia greke, sekuestroi lëndën narkotike në Filat, Igumenicë.

Sasia e drogës është kapur në një makinë. Nga kontrolli i ushtruar në mjet, autoritetet gjetën 3 çanta brenda së cilës ishin 48 kg e 280 gramë marijuanë.

Përveç pakove të mëdha, u kapën dhe 19 pako të tjera më të vogla me 1 kg dhe 917 gramë hashash në formë çokollate.

Policia arrestoi shqiptarin i cili drejtonte mjetin pa patent. Në kërkim është shpallur dhe një shtetas grek i cili rezultoi të ketë marrë mjetin me qira nga një kompani makinash të përdorura.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.