E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të gjallë apo të vdekur? ‘Të ekzekutuarit’ e Kim Jong-un mund të mos jenë vrarë kurrë
Lajme

Të gjallë apo të vdekur? ‘Të ekzekutuarit’ e Kim Jong-un mund të mos jenë vrarë kurrë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është i famshëm në mediat perëndimore për ekzekutimin e njerëzve që e kundërshtojnë, ndonëse disa prej tyre duket se kanë gjetur aftësinë për t’u kthyer sërish në jetë.

Raportet tregojnë rregullisht mënyrat e përdorura nga ana e Kim Jong un-it për ekzekutimin e personave që dalin jashtë ‘rrethit’ të tij, duke filluar nga skuadrat e zakonshme të qitjes, deri tek ato teatrale, të tilla si shqyerja e armiqve nga tufat e qenve të uritur apo pjekia me anë të flakhedhëseve.

Ylli i pop-it dhe ‘ish-i dashura’

Ylli i pop-it në Korenë e Veriut, Hyon Song-wol, u shfaq mirë e bukur në televizion në vitin 2014, pavarësisht se thuhet se u ekzekutua nga një skuadër pushkatimi, në një ‘spastrim’ nga ana e qeverisë ndaj këngëtarëve, muzikantëve dhe kërcimtarëve një vit më parë.

Artistja u vra së bashku me 11 persona të tjerë, duke përfshirë anëtarët e grupit të saj, ‘Moranbong Band’, kreu i ‘Unhasu Orchestra’ dhe disa valltarë nga ‘Wangjaesan Light Music Band’.

Të 12 viktimat thuhet se janë akuzuar, ndër akuzat e tjera, se kanë regjistruar veten duke bërë seks dhe duke shitur pamjet. Hyon Song-wol, me të cilën thuhet se Kim kishte edhe një lidhje romantike, kohët e fundit u rishfaq publikisht duke inspektuar vendet ku do zhvillohet Olimpiada e Lojrave Dimërore në Korenë e Jugut.

Shefi ushtarak

Në vitin 2016, shefi i ushtrisë koreano-jugore, Ri Yong Gil, thuhet se u ekzekutua për “fraksionizëm, keqpërdorim të autoritetit dhe korrupsion.” Ashtu si me shumë informata që dilnin nga vendi i izoluar, kjo doli se ishte e rreme.

Zyrtarët e inteligjencës së Koresë së Jugut duket se e morën heqjen e tij si kreu i ushtrisë, si konfirmim të ekzekutimit të tij. Problemi i vetëm ishte se disa muaj më vonë, Ri Yong Gil, me sa duket ‘u kthye nga të vdekurit’, me një sërë postesh të nivelit të lartë, kur mori pjesë në Kongresin e Partisë së Punëtorëve në maj të atij viti.

Xhaxhai i ekzekutuar nga një tufë qensh

Me sa duket Kim e ka me të vërtetë kur bëhet fjalë për të afërmit e tij, nëse duhen besuar raportet e mediave perëndimore. Pra, duket sikur Kim ishte i gatshëm të ekzekutonte xhaxhain e tij, duke e ia hedhur një tufe prej 120 qensh të uritur, si pjesë e një spastrimi tjetër në vitin 2014.

Megjithëse duket se Jang Song Thaek u ekzekutua me të vërtetë, historia “e shqyerjes së tij nga qentë” ishte një trillim i plotë, që u shfaq fillimisht në një faqe interneti satirike të një blogu kinez.

Halla e helmuar

Përtej lajmit të “shqyerjes së xhaxhait e tij nga qentë”, siç thuhet më sipër, Kim e ktheu shikimin e tij vrasës ndaj hallës së tij, Kim Kyong-hui.

Kyong-hui, motra e babait të Kim dhe bashkëshortja e xhaxhait, Jang Song Thaek, thuhet se u ekzekutua duke u helmuar pas urdhrave të liderit.

Megjithatë, përsëri këto raporte dolën të rreme. Agjencia koreano-jugore e lajmeve ‘Yonhap’ raportoi vitin e kaluar se ajo është ‘më e gjallë se kurrë’, edhe pse po trajtohet për sëmundje të ndryshme që nga depresioni, deri te kanceri.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT    /Hashtag.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.