Të gjitha institucionet arsimore, publike e private, mbyllur deri në fund të pandemisë
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka shfuqizuar urdhrin e mëhershëm për mbylljen e institucioneve arsimore, deri në 3 prill të këtij viti.
Ky urdhër është zëvendësuar sot me një urdhër të ri, ku vendoset që të gjitha institucionet arsimore, publike e private, do të qendrojnë të mbyllura deri në fund të pandemisë.
Urdhri i parë ishte më 9 mars për mbylljen e shkollave me dy javë, pra deri më 23 mars, ndërsa urdhri i dytë e shtyu afatin e tyre deri më 3 prill.
Mësimi, nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit është duke u zhvilluar online, megjithëse ka ende problematika në disa zona ku nuk ka akses në internet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





