Të gjitha skandalet e ministres së Ramës/ Faktet kundër Etilda Gjonajt
Etilda Gjonaj, e mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë në shtator të vitit 2017.
Vetëm në kaq pak kohë ajo është bërë pjesë e skandaleve dhe është kthyer në ministren më të lakuar për shkelje të ligjit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ekzistojnë dhjetra fakte të përpiluara në një raport konfidencial të siguruar nga CNA (CityNews Albania) që hedhin dritë mbi skandalet e Gjonajt, por kulmi u shënua me ekstradimin e Nazer Seitaj, i cili njihet ndryshe si “financieri i Habilajve”.
Rasti në fjalë, e rrezikon ministren me burg, pasi në kundërshtim me ligjin për esktradimin dhe duke qenë në dijeni të plotë se Seitaj po hetohej nga Prokuroria në Shqipëri, ajo ka firmosur ekstradimin.
Të tjera fakte që vërtetojnë kundërligjshmëritë e firmosura nga Gjonaj zbardhen në një raport të dalë nga një inspektim në Ministrinë e Drejtësisë.
Në raportin e siguruar nga CNA (CityNews Albania) tregohet, se si vendimet në emër të saj, merren nga persona të tjerë jashtë kësaj ministrie, si nga kreu i Ministrisë së Brendshme Fatmir Xhafaj.
Gjonaj ka emëruar këshilltare, një 26 vjeçare, të cilën më herët e ka patur sekretare, ndërsa ka vënë në krye të kabinetit, me porosi të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, vajzën e gjyqtares Gjinofeva Gaba.
Për më tepër, me marrjen e detyrës, në muajin shtator 2017 Etilda Gjonaj ka demostruar paaftësi, dhe arrogancë në ushtrimin e detyrës si Ministre e Drejtësisë.
Shërbimi i Provës është prej kohësh i cunguar dhe i paralizuar. Asnjë veprim nuk është bërë në drejtim të rikuperimit të byzylykëve elektronike.
Sipas raportit, papërgjegjshmëria e kësaj ministre vijon me punën dhe ligjin e ndihmës juridike falas.
Gjithashtu rezulton se ministrja Gjonaj e ka kthyer Institucionin e Falimentit në zyrë trajtimi ankesash jashtë mandatit dhe në kundërshtim me ligjin organik të këtij institucioni duke penguar kështu të kryejë dhe misionin e ngarkuar nga ligji.
Fakte të tjera
Më poshtë po rendisim disa fakte dhe prova të dala nga raporti, që vërtetojnë se Ministria e Drejtësisë është në ditët më të këqija në historinë e saj, të pas viteve ’90.
Puna e parë ashtu si çdo ministër ishte plotësimi i stafit të ngushtë apo kabineti. Sot Ministrja e Drejtësisë znj. Etilda Gonaj 36 vjeç, këshillohet nga një vajzë 26 vjeçare Averina Abazaj, apo e thënë ndryshe ish sekretarja e saj është emëruar këshilltare e Ministrit të Drejtësisë.
Në raportin ekskluziv që disponon CNA (CityNews Albania), rezulton se ka edhe noterë të caktuar, të cilët mbahen të licensuar në kundërshtim me Ligjin për Noterinë.
Edhe në sistemin penitenciar ministrja Gjonaj ka bërë shkelje të shumta.
Konkurset fiktive për zgjedhen e drejtuesve të rinj të burgjeve u doli boja aq herë sa data e realizimit të këtyre konkurseve shtyhet nga Ministra Gjonaj me të vetmen arsye, atë të gjetjes prej saj të sekserëve dhe shpërndarjes së pyetjeve tek ata persona që janë piketuar më herët si drejtues të IEVP-ve.
Ministrja Etilda Gjonaj hodhi firmën për të emëruar drejtor të institucionit një nga 127 policët e përmendur tek informacioni i fundit i SHISH për përfshirjen e policisë në trafikun e kanabizimin e vendit për momentin.
Në raportin e SHISH për kanabizimin e vendit janë skeduar dhjetëra emra të drejtuesve të policisë që sipas SHISH janë të implikuar në mbushjen e vendit me kanabis dhe transportin e lëndës narkotike jashtë vendit.
Mirëpo, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për të drejtuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, i ka preferuar të zgjedhë në mesin e 127 policëve, të cilët SHISH i skedoi si të përfshirë në kanabizimin e vendit.
Mësohet se ministrja është kundërshtuar nga prokuroria apo edhe nga stafi i MD –së, për kallëzimin penal ndaj drejtorëve të shkarkuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



