Të gjithë figurat e PD-së me Bashën në protestë
Jozefina Topalli, Majlinda Bregu dhe thuajse të gjithë figurat kryesore ishin sot ne protestë ne bulevard.
Edhe pas kritikave ndaj Bashës ,deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka marrë pjesë sot në protestën .
Në këtë protestë Bregu është e veshur casual, me një bluzë të zezë dhe me syze dielli.
Por sot mesa duket Bregu ka reflektuar dhe i është bashkuar protestës së demokratëve, edhe Lulzim Bashës.
Kujtojmë se pas mbledhjes së fundit të së Kryesisë së PD-së Bregu ishte shume kritike me qëndrimin e Bashës :” Në parlamentin e ardhshëm sot nuk do të ndihen të përfaqësuar shumë shqiptarë. Ato gjëra që kam për t’i thënë nuk i fsheh. Jam e bindur që 18 qershori nuk do të jetë ditë zgjedhjesh. 18 qershori po ashtu nuk duhet të trajtohet nga Edi Rama si 29 nëntori i Enver Hoxhës. Të mos marrësh pjesë në zgjedhje nuk është fitore. Rindërtimi i Partisë Demokratike është detyrë e çdo qytetari. Nuk duhet t’i lëmë shqiptarët në një klimë tensioni. Nuk e gjej me vend mospjesëmarrjen në zgjedhje.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



