E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të gjithë telefonat do të përdorin të njëjtin karikues, BE ka gati projektligjin
Publik News

Të gjithë telefonat do të përdorin të njëjtin karikues, BE ka gati projektligjin

Parlamenti Evropian ka aprovuar së fundmi një projektligj që i detyron kompanitë e celularëve që të përdorin vetëm një lloj karikuesi për produktet e tyre.

Sipas mediave të huaja me planet aktuale të BE-së, kompanive do t’u kërkohet që të adoptojnë porta USB-C tek të gjitha produktet duke bërë që pajisjet të jenë më të ndërveprueshme dhe konkurrenca mes brand-eve   të jetë më e shëndetshme.

Eurodeputetët në Komitetin me ndikim të Parlamentit për Tregun e Brendshëm dhe Mbrojtjen e Konsumatorit dolën me 43 vota pro me vetëm dy kundër.

Si pjesë e votimit, ata i kërkuan gjithashtu Komisionit Evropian që të shikojë drejt një standardi të përbashkët ndërveprueshmërie për karikuesin pa tel, një opsion që po bëhet gjithnjë e më popullor, por është i ndarë në mënyrë të ngjashme midis markave.

Ndërsa një numër kompanish tashmë kanë filluar të përdorin më gjerësisht USB-C, duke përfshirë Sony me PlayStation 5, ndikimi më i madh do të shihet me Apple, e cila ka shpërndarë prej kohësh teknologjinë e saj të karikimit, me përjashtim të MacBook-ve të rinj.

Nëse zbatohen, këto rregulla teknikisht do të zbatohen vetëm për vendet brenda Bashkimit Evropian.

Megjithatë, duke pasur parasysh ndikimin që do të kishte në linjat e prodhimit dhe kompani si Apple që tashmë zotohet të reduktojë mbetjet duke hequr karikuesit nga kutitë e telefonit, nuk do të ishte çudi nëse e njëjta praktikë zbatohet edhe në vende të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.