E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të jesh 1-sh, t’u përkasësh 1-shave është privilegj/ Berisha prezanton logon e fushatës
Lajme

Të jesh 1-sh, t’u përkasësh 1-shave është privilegj/ Berisha prezanton logon e fushatës

Kreu i opozitës ka prezantur gjatë konferencës me gazetarët edhe logon e fushatës të “Aleancës për Shqipërinë Madheshtore”.

Berisha: Të nderuar miq! Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari.

Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor, i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe mbështetësve të PD-së, por në tërësi i shqiptarëve ishte dhe është jashtëzakonisht i madh.

Pra ata që votojnë për Partinë Demokratike dhe Aleancën Shqipëria Madhështore votojnë  1-shin.

Defakto janë 1-sha.

Nuk mohohet, të jesh 1-sh, tu përkasësh 1-shave është një nder, një privilegj, është një detyrë të qëndrosh në lartësi.

Po kjo do të jetë e gjithë, por nuk po ndalem tek flamuri që ka bukurinë e tij mahnitëse. Logoja, pra çdo gjë, siç e shihni është logoja e betejës, logoja me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 majit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.