E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të paqarta shkaqet e helmimit të gjimnazistëve
Publik News

Të paqarta shkaqet e helmimit të gjimnazistëve

Spitali i Fierit është përfshirë në një situatë kaotike në të cilin janë duke mbërritur nxënës të shkollës ‘Jana Kilica’ njëri pas tjetrit.

Ambulancat kanë mbushur oborrin e spitalit teksa dalin njëri pas tjetrit nxënësit e kësaj shkolle, për të cilët dyshohen se janë helmuar në ambientet e shkollës.

Ndërkaq, një prej nxënësve ka treguar se ky ishte vetëm një traumatizim psikologjik si pasojë e një eksperimenti social të kryer në ambientet e shkollës. Megjithatë, sipas nxënësit, dyshohet se është hedhur një lëndë në ambientet e shkollës dhe kjo ka bërë që nxënësit të përfundojnë në spital.

Po ashtu edhe një prej mësuesve tha se ka qenë thjesht një panik i nxënësve të cilët kanë përjetuar një shok psikologjik për shkak të eksperimentit social dhe kanë përfunduar në spital. Janë rreth 30 nxënës që kanë mbërritur në spitalin e Fierit me këto simptoma.

Ndërsa janë të paqarta shkaqet e helmimit të gjimnazistëve në gjimnazin ‘Janaq Kilica’ në Fier, vijnë edhe deklaratat e para nga vetë nxënësit.

Njëri prej tyre, shprehet se mes tyre ishte hapur lajmi për një alarm fals, për një stërvitje apo eksperiment që do të tregonte se si do të reagonin nxënësit.

‘Ishim në pushim të gjatë, erdhëm në oborr kur sapo hymë në shkollë i pamë të tjerët që të dilnin të shqetësuar. Na thanë që është alarm fals, nuk na lanë të hyjmë brenda, na thanë që ishte një stërvitje se si do reagonim ne në raste emergjente. Nxënësit janë të traumatizuar si të shokuar. Kjo u hap nga nxënësit, edhe mësuesit ishin të shpërndarë për t’ju ardhur në ndihmë nxënësve me më shumë probleme’.

Ai tha ndër të tjera se nxënësit kishin probleme në frymëmarrje, marrje mendsh dhe debulesë të përgjithshme.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.