E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të parat e Tiranës njëzëri: Votoni LSI-në, mendoni për fëmijët tuaj
Lajme

Të parat e Tiranës njëzëri: Votoni LSI-në, mendoni për fëmijët tuaj

Të parat e Tiranës njëzëri: Votoni LSI-në, mendoni për fëmijët tuaj

Tre kandidatet e LSI-së në Tiranë duke folur ditën e sotme në mitingun që po mbahet në sheshin ‘Nënë Tereza” i kanë bërë thirrje rinisë shqiptare që të votojnë për LSI-në në zgjedhjet e 25 qershorit.

Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj dhe Florida Kërpaçi u shprehën se vetëm LSI-ja i ka mbështetur të rinjtë dhe do t’i mbështesë dhe nuk do të lejojnë që ata të largohen nga vendin.

“Unë dua të përshëndes të gjithë ata që kanë pushtuar ministrin integrimit, sepse ajo është e jona. Është një ekip me shumë vlera, sepse Tirana e kanë vendosur që të votojë numrin 1, sepse është forcë e parë. Bashkë me shumë të rinj dhe të reja, kjo ka qenë një fushatë e jashtëzakonshme. Kam takuar një gjysh që mbante një fëmijë të vogël, ‘këtë fëmijë po rris unë se sepse prindërit kanë ikur jashtë shteti, sepse nuk gjetën punë këtu. Kjo nuk është Shqipëri që duam. Do të punojmë fortë që rina të kthehte jkëto. Politikanët tanë flasin sa i bukur është sheshi i Tiranës. Dua t’i ftojë ta të vijnë në Shkozë, pasi 50 përqind e tyre janë të papunë. Të Bregu i Lumit njerëzit kanë dy vjet që nuk dritat. Ne nuk mund ta lejmë këtë, prandaj Tirana dhe Shqipëri duhet të votojë LSI-në. Kemi një plan për uljen e taksave . Pasi biznesi paguan më shumë se në çdo vend të Evropës. Njerëzit ndihen keq që punojnë në administratë shtetërore, unë dua që të gjithë të votoni për numrin 1, për Shqipërinë evropiane.”, -tha Gjosha.

Ndërsa deputetja më e re e Kuvendit Kejdi Mehemeti ka qenë më e ashpër, teksa i është drejtuar Ramës, duke e cilësuar atë si mbështetës i oligarkisë.

“Jemi sot mijëra zemra që rrahin në të njëjtin ritëm për fitoren e padiskutuar me 25 qershor. Ky shesh është sot i mbushur si asnjëherë më parë. Ky shesh mban shpresën tonë për përfaqësim dinjitoz. Këtu janë sot, mijëra vajza dhe djem të rinj që i kanë besuar LSI-së mundin dhe shpresën e tyre, sepse LSI kurrë nuk e ka tradhtuar kauzën e të rinjve. LSI nuk i ka përdorur të rinjtë për fasadë. Si mund që kryetari i rilindjes të kërkojë votën tuaj, kur ai e i la të rinjtë shqiptarë pa shkollë. Ai ju mësoj krimin nga parlamenti,. Si e kërkon votën tuaj që Shqipëria është një Sierra Leone të ikin nga ky vend. Të jetë i bindur se ne nuk ikim nga ky vend pasi do të jemi këtu.”, tha Mehmetaj.

Ndërsa, Kërpaci u kërkoi që prindërve kur të votojnë të mendojnë për fëmijët e tyre.

“Është koha që në të rinjtë të bëhemi bashkë dhe të votojnë numrin 1. Ju kërkojë nga zemra të mendoi për fëmijët dhe mbesat tuja kur të votoni, dhe është vetëm LSI që rinia është e para dhe Shqipëria është e para.”, -tha Kërpaçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.