Të pranishëm edhe policë e civilë në plagosjen në Mireitë
Një patrullë policie e komisariatit Mirditë ka qenë e pranishme pranë ambjeteve të lokalit ku u plagos 51-vjeçari Martin Prenga, mbrëmjen e djeshme.
Sapo kanë parë që dy vëllezërit Florian dhe Altin Gjoka kanë nisur debatin verbal me 51 vjeçari, efektivët i janë afruar për të ndarë sherrin. Por, në një moment sapo njëri prej vëllezërve ka nxjerr armën punonjësi i policisë ka tentuar ta neutralizoje, por ka rezultuar e pamundur.
Sapo kanë qëlluar mbi 51 vjeçarin, 2 vëllezërit binjak janë larguar me motorr. Lajmërimin e parë e kanë dhënë këto efektivë që ishin pranë vendin të ngjarjes të cilët i kanë njohur palët e përfshira në konflikt.
Drejtoria e Policisë së Lezhës ka ndërhyrë në të zbardhur të datës 2 korrik brenda ambjenteve të banesës së 2 vëllezërve duke i arrestuar.
Nga ana e hetuseve po mundohet të mësohet mbi konfliktin qe përsonat kanë pasur me njeri-tjetrin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



