E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të rinjtë braktisin degët prioritare të mësuesisë në Universitete.
Lajme

Të rinjtë braktisin degët prioritare të mësuesisë në Universitete.

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës regjistrimet në këto programe studimi numërohen me gishtat e dorës. Vetëm 5 të rinj janë regjistruar deri tani për degën e Fizikës, 9 për Kimi, 23 në degën e Matematikës dhe pak më tepër në Biologji.

Fakultetet e mësuesisë jo vetëm nuk po plotësojnë dot nevojat e shkollave për mësues, por rrezikojnë ekzistencën përballë degëve dhe porfesioneve më të paguara nga tregu i punës.

Për drejtues të shkollave të larta ky nuk është vetëm një problem shqiptar. E kundërta ndodh me degët e informatikës, të inxhinierisë matematike e fizike në këtë fakultet.

Image

Dekania e Shkencave të Natyrës Eglantina Kalluci thotë se kuota në këto programe thuajse janë plotësuar. Shkollat e larta janë në raundin e dytë te regjistrimeve për plotësimin e kuotave të mbetura bosh. Afro  84% e aplikantëve janë regjistruar në universitete.

Ndërkohë në degët prioritare, këtë vit do tëketë një politikë të re të mbështetjes financiare të studentëve. Bursën e prej 40 mijë lekësh do të përfitojnë  të gjithë studentët e vitit të parë, por nëse në vitet pasardhëse nuk ruajnë mesataren 8, bursa do të përshkallëzohet me rënie në vlerë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.