E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shpallur në kërkim, arrestohen dy persona
Publik News

Të shpallur në kërkim, arrestohen dy persona

Dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Bëhet me dije se është arrestuar Lorian Mazari, 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi” dhe shtetasi I. T., 46 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me dy muaj burg, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave të kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi 2 shtetasve, konkretisht:

Nga specialistët e Seksionit e Krimit Ekonomik-Financiar u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin në kërkim Lorian Mazari, 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për shtetasin në kërkim I. T., 46 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me dy muaj burg, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.