Të shtëna me armë në Tiranë,një i plagosur
Një person ka mbetur i plagosur ndërkohë që nga njoftimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Fushë – Mëzes të Tiranës.
I plagosuri është transportuar ne Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Rreth orës 22:00 në Fushë Mëzez në rrugën “Lisi”, gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën shtetasi J. H., 17 vjeç, si dhe është dëmtuar me sende të forta shtetasi Z. Q., 24 vjeç. Paraprakisht dyshohet se autor i dyshuar është shtetasi I. E., ku po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



