Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se është qëlluar nga një mjet në lëvizje në drejtim të një mjeti tjetër, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Në këtë lagje që përfshin gjithë zonën te Universiteti “Aleksandër Moisiu” kanë ndodhur kohët e fundit disa ngjarje, që kanë përfshirë dhe personazhe publike, shkruan newsbomb.al.
Paraprakisht, bëhet me dije se nga një mjet luksoz tip “Range Rover”, ngjyrë e bardhë, është qëllaur me armë zjarri drejt një mjeti tjetër. Të dyja makinat kanë qenë në lëvizje, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për zënë të çastit apo konflikte të tjera.
Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të automjetit nga i cili është qëlluar me armë, kurse mjeti tjetër është rrethuar me shirita “Skenë krimi”. Pritet që Blutë e Durrësit të japin njoftim zyrtar për rastin, pasi nuk ka ende informacion nëse ka persona të lënduar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



