E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë zjarri në Laç, një i vrarë(Emri)
Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Laç, një i vrarë(Emri)

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të gjykatës së rrethit.

Krimi është regjistruar pak momente më parë.

Viktima ka mbërritur i vdekur në spital dhe dyshohet se është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Sipas burimeve raportohet se viktima është Viktor Shkorreti 25 vjeç.

Ende nuk është bërë identifikimi autorit dhe policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plotë të kësaj vrasje.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së Laçit.

Gjithashtu nuk janë ende të qarta motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Në Laç ndodhen shumë pelegrinë për natën e Shna Ndout.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.