E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, plagoset një person
Publik News

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Lushnjes.

Bëhet me dije nga burime për media se një person ka mbetur i plagosur., teksa është identifikuar me inicialet K.M 44vjeç.

Deri më tani nuk ka shumë informacione, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.