E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtënat me armë në Pukë/ Autori një 26-vjeçar nga Tirana, ishte me “Maserati”
Lajme

Të shtënat me armë në Pukë/ Autori një 26-vjeçar nga Tirana, ishte me “Maserati”

Pak mesnate në Pukë u regjistruan të shtëna me armë zjarri pranë hotel Turizmit. mësohet se autori i të shtënave ka qenë personi me iniciale K. .P, 26 vjeç. nga Tirana. I riu i cili ka qëlluar në lëvizje nga mjeti i tij “Maserati” është shpallur në kërkim. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja pistolete.

Njoftimi

Qëlloi në mesnatë, me armë zjarri në ajër nga automjeti, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin. Vijon puna intensive për kajen e 26-vjeçarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, me marrjen e njoftimit, në mesnatë, rreth orës 00:20, se në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë – Fushë-Arrëz, ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë organizuar punën, ku falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit, i cili ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të policisë bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe shpallja në kërkim e shtetasit K. P., 26 vjeç, banues në Tiranë. Vijon puna intensive për kapjen e tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.

Gjithashtu u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim dhe e automjtetit nga i cili ky shtetas ka qëlluar në ajër, duke qënë në lëvizje. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.