Te Tirana merret vendimi për trajnerin
Egbo e nisi këtë aventurë si trajner emergjence pas shkarkimit të Ahmatajt dhe sipas Supersport presidenti Halili tashmë ka vendosur për ta mbajtur deri në fund të sezonit në krye të stolit.
Nga janari ish-portieri i Tiranës e Bylisit nuk do të mendojë më afat shkurtër, por do të nisë fazën përgatitore duke projektuar pjesën e dytë të sezonit jo më si një trajner emergjence dhe i përkohshëm, por si drejtuesi kryesor i stolit të Tiranës.
Egbo prej disa vitesh është pjesë e stafit teknik duke qenë në rolin e përgatitësit të portierëve ndërkohë që e njeh mjaft mirë edhe ambientin duke qenë se ka luajtur nga viti 2001 deri në 2004-ën më fanellën bardheblu, duke fituar edhe 2 tituj kampion.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



