E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Teatri/ Rama: Do e ndërtojë privati dhe do marrë ca prona ngjitur  me plehra
Politikë

Teatri/ Rama: Do e ndërtojë privati dhe do marrë ca prona ngjitur me plehra

Kryeministri Edi Rama edhe në këtë ditë fundjave nuk e ka ndalur propagandën e tij.  “MIRËMËNGJES dhe me shpresën që ju kujtohen ende edhe bodrumi ku jo përpara 40 vjetësh, po vetëm deri pak vite më parë rrinte e zhytur OSHEE-ja, edhe radhët si ato të qumështit të para 40 vjetëve për të paguar faturën e dritave, po ndaj me ju pamjet e para të qendrës së kompanisë më të madhe publike të Shqipërisë, duke ju uruar fundjavë të mbarë”, shkuajti Rama teksa postoi edhe një video.

Por për çështjen e energjisë elektrike nuk kanë qenë të paktë edhe qytetarët që kanë reaguar. Një prej tyre shprehet se nuk është dëmshpërblyer për pronën që ja kanë marrë pë liqenin e  Fierzës.

Ramës në fakt i kanë kujtuar se kjo qeveri nxjerr vendime si për Teatrin Kombëtar që të marrë pëfitimet e veta. “Pse te mos behet keshtu godina e Osshe se energjia elektrike ne Shqiperi ka koston me te ulet te prodhimit dhe shitet per popullin me shtrejt ne rajon. Me qe ra fjala…. Kur do na demshperbleni apo riktheni pronen qe me ka marre uji i liqenit te Fierzes se nga aty e merr energjine me te madhe elektrike zotrote?????!!! Ka vite qebjane dorezuar te gjitha dokumentet ne zyrat e kthimit te pasurive por asfje ne sfond. Po presim ligjin e ri te kryeministrise per kete rast na jepet pegjigje… Ju lutem nxireni ate vendim apo nuk ju leverdis… Se kur behet fjale per perfitimet tuaja e nxirrni vendimin si ate te Teatrit Kombetar. Keni nja 40 vite qe po e shfrytezoni ate pasurine tone…”, i shkruan një qytetar.

Por menjëherë reagon Rama i cili në fakt çudit me argumentin e tij.

“Kush ta ka thene qe energjia shitet per popullin me shtrenjte ne rajon apo e ke degjuar nga ballkoni i Shqupit? Sa per Teatrin Kombetar, qe ti s’ke shkuar asnjehere ne teater kjo u mor vesh, po mos u fut te pakten ne teatrin e Lulit, se pastaj flet percart sic ke folur ketu. Teatri Kombetar nuk do t’i kushtoje shtetit asnje kokerr leku dhe do ndertohet nga privati ne token ku eshte sot, ndersa privati qe ka te drejten e zhvillimit te disa pronave private ngjitur, do marre edhe nje truall qe sot eshte parking e depozite plehrash mbrapa teatrit e do ndertoje per hesap te vet! Ku eshte vjedhja ketu apo ne koken tende qe e ke dhene borxh per te hedhur Shqupi plehrat e veta?!”, i kthen përgjigje Rama qytetarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.