Teatri/ Robert Budina i përgjigjet Sorecës
Regjisori Robert Budina Anëtar i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit i është përgjigjur flakë për flakë një pronocimi të Ambasadorit të BE-së Soreca i cili e cilësoi çeshtjen e Teatrit Kombëtar si të politizuar.
Ja deklarat e plotë e regjizorit.
Nuk jam dakord me ju. Nuk është e politizuar situata.
E dyta, qeveria duhet të respektojë artistët, të presë.
E treta, të mos i sulmojë brenda Teatrit Kombëtar.
E katërta, me ju kemi kërkuar një takim dhe duhet të takohemi sepse situata është shumë kritike.
E pesta, minimumi që mund të bëjë qeveria, përpara se të fillojë tenderin, i cili është i paligjshëm, duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse kemi gjysmën e popullit që nuk është i përfaqësuar.
E gjashta, ne kemi filluar aktivitetin në Teatrin Kombëtar, po bëjmë rikonjicionin, informacionet e qeverisë nuk janë të sakta. Teatri nuik rrezikon dhe ne kemi hapur festivalin për mbrojtjen e Teatrit ku do të vijnë artistë nga e gjithë bota, përfshirë edhe z.Placido që na mbështet.
Nuk doja që të hapja asnjë polemikë, doja thjesht të komunikoja.
Ne do t’i zgjidhim me maturi, ashtu si 1 vit e gjysëm ne kemi bërë vetëm protestë paqësore dhe jemi investuar tre orë në ditë për të fituar demokracinë në Shqipëri, të cilën do ta realizojmë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



