E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Teatri/ Spaho, thirrje Ruçit: Debati nuk bëhet me bedel, sillni mender kryeministrin
Politikë

Teatri/ Spaho, thirrje Ruçit: Debati nuk bëhet me bedel, sillni mender kryeministrin

Ndërkohë që ministrja Kumbaro argumentoi pse duhet të shembet teatri dhe pse do të ndërtohet një i ri pa cenuar truallin e ekzistuesit, deputeti i PD në emër të opozitës i kërkoi kreu të kuvendit të ndërpresë seancën dhe të thërrasë Ramën të jetë në Kuvend.

“Ky projekt për shkatërrimin ka 20 vjet që ka nisur që në kohën kur Rama ishte MK, tani që është kryeministër dhe e gënjen mendja që ka edhe gurin edhe arrën në dorë e riparaqiti. Unë ju kërkoj në emër të opozitës që të ndërprisni sencën të sillni Ramën këtu se debati nuk bëhet me bedel, mender kryeministri të jetë këtu”- tha Spaho.

Pas sqarimit te Rucit per mungesen e Rames dhe se gjithe pyetjeve i ka dhene pergjigje ministrja e Kultures, Kumbaro, ka reaguar serish Spaho:

‘Thirreni burracakun qe nuk pati kurajen te firmoste vendimin e KM, ia le zevendeses, sa kohe i ka hyre detut ne kembe te kete kurajen e te vije ketu, te pergjigjet e te jape gjithe shpjegimet e nevojshme, me korriere e me bedele nuk behet kjo pune|

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1947653655285806/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.