Tedi Blushi i publikon foton: Gjynah që lali fiku nuk vlen më as si gjethe fiku
Mund të konsiderohet tani si një ‘luftë’ e hapur ajo që po ndodh mes presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Pasi Veliaj iu përgjigj Metës “flakë për flakë”, duke publikuar videon e famshme të Dritan Priftit, pasi presidenti foli për presionin mediatik referuar sms-ve të pretenduara nga Ylli Ndroqi, tashmë ka ardhur një tjetër reagim i fortë nga Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit. Tedi Blushi ka publikuar një foto të Veliajt, të shkrepur një vit më parë, kur ky i fundit përulej para presidentit Ilir Meta. “Gjynah që Lali Fiku nuk vlen më as si gjethe Fiku për tërmetet e Bablokut”, shkruan Tedi Blushi krahas fotos. Sic duket tashmë, Veliaj, i vetmi nga PS që nuk është sulmuar nga Meta, është përfshirë në një përplasje me këtë të fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



